Më në fund ja dola! Nuk e dija që do të merrte kaq shumë kohë. Nuk e dija që do kaloja kaq shumë peripeci. Por më në fund ja dola! Përfundimisht, sot del on-line portali Locus.al! Pas kaq shumë kohësh më në fund kam një vend ku do të shkruaj çfarë mendoj në liri të plotë! Pa u shqetësuar se ccfarë mendon njëri dhe ccfarë mendon tjetri. Më në fund një hapësirë të shprehjes së mendimit personal pa u menduar nëse do shqetësohen majtas djathats lartë apo poshtë.
Pa u shqetësuar se hapësirën e shprehjes së mendimit, e kontrollon tjetër kush. Është një hapësirë e shpehjes së mendimit ku nuk më kufizon askush, përveç vetes time. Është hapësira ime, është shtëpia ime, jam vetëm unë!
Ndoshta do ju duket se po egazagjeroj por, më beso: Të kesh një hapësirë të shprehjës së lirë të mendimit nuk është një gjë e thjeshtë!!! Përkundrazi, është shumë e vështrirë!!!
Teknikisht, liria e shprehjës së mendimit në Shqipëri daton fiks 34 vite më parë. Teknikisht, hapësirat e teknologjisë së informacionit, që garantojnë lirinë e shprehjës së mendimit nëpërmjet mungesës së liçensimit, datojnë që nga 1996-2000. Financiarisht, kosto e blerjes së hapësirave të shprehjes së mendimit të lirë kanë rënë në vlera të ulëta në 15 vitet e fundit.
Por, të kesh pozicionin për të shprehur mendimin e lirë është një pozicion luksi, sepse është një proces. Dhe si proces, ai merr kohë për të arritu në një pikë të rezervuar vetëm për ata që janë maturuar personalisht, kanë të maturuar ambientin e afërt familiar si dhe; gjenden në një shoqëri mjaftueshmërisht të civlizuar për të reaguar me instrumente që nuk cënojnë sigurinë, në kushtet kur përballet më opinione që hapin debat.
Dhe së fundmi, këtë pozicion luksi e gëzojnë individë që janë mjaftueshmërisht patologjik për të patur një ëndërr dhe për të patur dëshirën për të mos u tërhequr prej saj.
Portali locus.al është nje inciativë personale. E kam konceptuar si një instrument që më stimulon të nxjerr mendimet përtej hapesirës ku kufizohet individi im dhe, ti bej pjesë të universit të gatshme për tu konsumuar nga kushdo që do te këtë kuriozitet për të lexuar.
Individualiteti nuk do të shprehet vetëm në opinionet që do të kënë firmën time. Shprehje e këtij individualiteti do jetë edhe përzgjedhja e lajmeve që do të publikohen në të gjitha rubrikat.
Lokus.al thë thelbin e vet do përfaqësojë bindjet e mija, të cilat janë:
1 E vërteta absolute është monopol i Zoti, Krijuesit. Akush nuk ka në dorë të vërtetën absolute. Secili ka në dorë të vërtetën e tij, por ajo nuk është absolute. Njerëzimi në udhëtimin e tij është në kërkim të të vërtetës dhe në këtë udhëtim i afrohet gjitmonë e më shumë Zotit!
2 Njeriu nuk mund të jetë i paanshëm, Paanshmëria, kaq shumë e përfolur prej të gjithë operatorëve të tregut fjalës, nuk egziston! Paanshmëria egziston vetëm në kushte laboratori. Kjo do të thotë se locus.al nuk do të pretendojë se është i paanshëm. Përkundrazi Locus do këtë filozofinë e vet. Por Locus, sigurisht me kufizimet e saj, parimisht është i hapur të paraqesë edhe atë ide më të cilën nuk është dakord.
3 Locus.al nuk do tentojë në asnjë rast të jetë aktor në tregun e përdorimit të fjalës dhe informacionit në funksion të imponimit të aktit. Por Locus do synojë të jetë aktor në tregun e mendimit.
Sigurisht që mund të premtoj pa fund. Por më mirë le t’ja lëmë kohës.
Mirëserdhe në Locus.al
Shfaqja sapo filloi…….
Sinqerisht
Ermal Ngjelina